“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i realizuar nga Top Channel me aktorët protagonist Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli apo i madhi Ndriçim Xhepa, ka ngjallur kërshëri te fansat dhe adhuruesit e kinemasë që në nisje të projektit. Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka treguar nëse kishte marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e tij. Maestro i shpreh se nuk ka marrë ftesë, por edhe nëse do të kishte marrë ftesë, do ta kishte të pamundur për shkak të ngarkesës së koncerteve.
Ndërkohë i pyetur se si e sheh Luiz Ejllinnë rolin e aktorit, ish-banori i “Big Brother VIP 2” u tregua i distancuar duke theksuar se diçka të tillë nuk mund ta vlerësoj ai.
Insistimit të gazetares së “Pushime on Top” për një opinion nga Armaldo mbi suksesin e Luizit, Maestro iu përgjigj “pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je”.
Pushime on Top: Filmi që po realizohet nga Top Channel, “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë kryesor Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, ke marrë ndonjë ftesë ti për të qenë pjesë e tij?
Maestro: Jo, nuk kam marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e filmit, por kam përshtypjen se edhe po të kisha marrë pjesë do ta kisha të pamundur për t’u bërë pjesë sepse jam shumë i ngarkuar me aktivitetet dhe datat e koncerteve që kam.
Pushime on Top: Luizi si aktor, si mendon se do të jetë?
Maestro: Ahh, këtë nuk e di, këtë nuk mund ta vlerësoj unë. Këtë mund ta vlerësojnë aktorë apo persona të fushës.
Pushime on Top: Olta apo Luizi? Si të duket Luizi, më i suksesshëm, më i mirë?
Maestro: Tani ti po më bën një pyetje, duke marrë parasysh edhe situatën që kemi kaluar në shtëpi… Nuk po flas jashtë shtëpisë së BBV.
Pushime on Top: Po merri edhe tani sepse ka kaluar koha. Atë e dimë ne.
Maestro: Po ka ndryshime, e kupton.
Pushime on Top: Këngë, bashkëpunim në një film, bashkëpunim me një reklamë, bashkëpunim me një emision. Një gjë e përbashkët, bashkëpunim, nuk ka rëndësi.
Maestro: Po pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je?
Pushime on Top: … edhe me limon.
Maestro: Në fakt ti nuk ke faj sepse edhe unë pyetje me spec bëj, ë?