Arbnor Muja la shenjën e tij në ndeshjen e Championsit mes Antwerpit dhe Shaktar Donetsku, që u zhvillua në Belgjikë e që përfundoi 2-3.
Sapo nisi minuta tretë, sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare mori një top zonë dhe pasi shmangu një mbrojtës e dërgoi me mjeshtëri topin në rrjetë.
Për fat të keq goli i Mujës nuk mjaftoi. Edhe pse vendësit shënuan edhe golin e dytë me Balikwisha, skuadra ukrainase përmbysi rezultatin duke shënuar tri herë me Sikan, që realizoi dygolësh dhe Rakitskiy-n. Në shtesë Alderweirled humbi një 11-metërsh, që do të barazonte rezultatin.
Fitore me karakater e Atleticos së Madridit përballë Feyenoordit në “Metrolopitano” 3:2. Dy herë kaluan miqtë në epërsi, falë autogolit të Hermosos dhe finalizimit të Hanckos, por dygolëshi i Moratës dhe rrjeta e Griezmannit përmbysën rezultatin.