-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

“Nuk më pëlqeu në fillim, por…” – Shoqja e ngushtë e Kiara Titos habit me deklaratën e saj për Luizin

- Advertisement -

Liesa Haxhiasllani ka dhënë së fundmi një intervistë ku ndër të tjera ka folur edhe për raportin e saj me Luizin, partnerin e shoqes së ngushtë, Kiarës. Ajo shprehet se në fillim mund ta ketë gjykuar ndryshe karakterin e Luizit përmes ekranit por sot ata takohen dhe kanë marrëdhënie shumë të mira.

Pjesë nga intervista:

Pse partneri i shoqeve të ngushta në fillim të marrëdhënies nuk na pëlqen? Të ka ndodhur me Luizin?

Ka ndodhur, jo që të vendos unë a më pëlqen a s’më pëlqen por thjesht është ai mendimi i parë që duke njohur karakterin e shoqes tënde më mirë thua: po sikur të ketë këtë tipar, po sikur të ketë atë tipar. Por kur e njeh nga afër personin tjetër patjetër që ndryshon mendim. Se është ndryshe të njohësh partnerin e mikeshës tënde nga ekrani, është ndryshe ta njohësh atë nga afër.

Po tani çfarë marrëdhënie keni?

Marrëdhënie shumë të mirë saherë na bie rasti të takohemi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit