3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

“Nuk më pëlqen”, Rodrygo shpreh pakënaqësi me rolin e ri te Real Madrid

- Advertisement -

Sulmuesi Rodrygo Goes ka pranuar se nuk po i pëlqen të luajë në rolin e qendërsulmuesit për Real Madridin që pas largimit të Karim Benzemas.

Braziliani këtë sezon është duke e zëvendësuar francezin që në verën e kaluar iu bashku Al Ittihadit.

Mirëpo, 22-vjeçari ende s’është përshtatur këtë sezon duke realizuar vetëm një gol derisa në tetë ndeshjet e fundit ende s’e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Rodrygo së fundmi ka konfirmuar se nuk po i pëlqen pozita e re brenda klubit: “E kam bërë gjithmonë të qartë se më pëlqen të luaj në krahë, nuk më pëlqen të luaj si numër nëntë por në Madrid më duhet”.

Te Brazili kam më shumë liri në lëvizje”, shtoi braziliani.

Pavarësisht fillimit të dobët të Rodrygos, Madrid ka impresionuar falë super golave të Jude Bellinghamit, i cili pavarësisht që u transferua në verë ka shënuar 10 gola në 10 paraqitje zyrtare, duke ndihmuar madrilenët të jenë lider.

Real Madrid të shtunën rikthehet në “aksion” si mysafir i Sevillas në kuadër të La Liga-s.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit