13.6 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

“Nuk më mungon asgjë”, Klopp sugjeron se nuk do të rikthehet kurrë më në stol

- Advertisement -

Jurgen Klopp ka sugjeruar se nuk do të rikthehet më kurrë në botën e trajningut, duke deklaruar se nuk i mungon asgjë nga jeta në pankinë, pavarësisht se kjo ka qenë pjesë përbërëse e jetës së tij për gati 25 vite.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpoolit u tërhoq nga detyra pas përfundimit të sezonit 2023-24, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në “Anfield”.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si luajti Liverpool. Kam ndjekur disa ndeshje. Por nuk ishte ajo ndjesia, ‘Oh, është e shtunë!’ Nuk dija as kur fillonin ndeshjet. Ishte sikur isha jashtë gjithçkaje”.

“E shijonim jetën, kalonim kohë me nipërit, gjëra krejt normale, duke ditur që do të punoj përsëri. Por gjithashtu duke ditur që nuk dua të punoj më si trajner”.

“Kështu mendoj tani. Por nuk i dihet. Jam 58 vjeç. Nëse filloj sërish në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thonë: ‘Po ti the që nuk do e bëje më’ Epo, më falni, isha 100 për qind i bindur atëherë. Por tani, nuk më mungon asgjë”.

Klopp gjithashtu ndau disa reflektime mbi sakrificat personale që ka bërë gjatë karrierës.

“Nuk më ka munguar asgjë në jetë sepse nuk e kam menduar kurrë. Në gati 25 vjet, kam qenë vetëm dy herë në dasmë, njëra ishte e imja, dhe tjetra para dy muajsh”.

“Në 25 vjet, kam shkuar katër herë në kinema, të gjitha në tetë javët e fundit. Tani është kënaqësi të mund të bëj gjëra të tilla”, ka deklaruar Klopp.

Të ngjashme

Të fundit