Banorët e Big Brother VIP Albania 3 janë përballur me një sfidë të vështirë në ditën e sotme (e hënë).
Loja e reagimeve, në të cilën nuk duhej të reagonin me ato që kishte vendosur ‘Vëllai i Madh’, sikurse për ata që hynë në shtëpi e po ashtu edhe për lajmet e zërat që u dëgjuan.
Derisa në shtëpi hynë disa personazhe sikurse Rita Lati, Dashnor Diko e vëllai i Ilnisës, një surprizë iu bë edhe Romeos.
Në shtëpi u fut edhe moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, e cila është në një lidhje prej vitesh me Donald Veshajn.
Me të parë Borën, Romeo shpërtheu në lot dhe po këndonte bashkë me Artën këngën e tyre të krijuar në BBVA.
Zemani në një moment iu afrua dhe e përqafoi, ku edhe ia përmendi frazën e famshme me Donaldin: “Gjysma ime”.
Pas largimit, Romeo theksoi se ka qenë shumë i emocionuar dhe se donte t’i thoshte shumë gjëra asaj.