6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

“Nuk kisha zgjidhje tjetër”, këngëtari i njohur zbulon vendimin që ka marrë pasi fitoi gjyqin për hitin e 

- Advertisement -

Ed Sheeran ka folur pasi fitoi çështjen për të drejtën e autorit të këngës së tij hit “Shape of You”. Një gjykatës vendosi të mërkurën që këngëtari 31 vjeçar nuk ka kopjuar këngën “Oh Why” nga Sami Chokri dhe producenti muzikor Ross O’Donoghue.

Pas vendimit, Sheeran foli për Newsnight të BBC Two për fitimin e çështjes, duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shkonte në gjykatë. Sheeran tha se akuzimi për plagjiaturë ka ndryshuar mënyrën se si ai punon.

Ai tha se tani ka nisur që të regjistrojë të gjithë procesin e prodhimit dhe regjistrimit të këngës. “Ju mund të merrni një gjykim ose mund të keni një zgjidhje dhe kur]e dini se jeni në të drejtë, atëherë nuk mund të pajtoheni thjesht nga parimi.

Nuk mund të pajtoheni. Të drejtat tona u ngrinë, na u dhanë dy opsione dhe ne zgjodhëm opsionin që ishte integral për ne”, u shpreh këngëtari. “Kemi pasur shumë pretendime për këngët dhe ne tani themi ‘Ja ku janë pamjet, shikojini”, tha ai duke iu referuar vendimit për të filmuar çdo gjë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit