-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Nuk keni dëshirë për seks? Ekziston mënyra që ta ndryshoni, fjala është për një faktor kyç

- Advertisement -

Janë shumë arsye përse çdo ditë duhet të flemë mirë, derisa gjumi tetorësh është treguar që përmirëson kujtesën dhe forcon koncentrimin tuaj gjatë ditës

Ekziston edhe një përparësi e cila do t’u pëlqejë të gjithëve. Personat të cilët më mirë dhe më shumë flenë çdo natë kanë jetë të zjarrtë seksuale.

Terapeutja seksuale dhe autore e studimit, dr.Laurie Minc, ka zbuluar se personat të cilët flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale dhe u shtohet niveli i hormoneve seksuale, siç janë testosteronet.

Pos që gjumi i mirë mund të çojë në seks të mirë, mjekja thekson se edhe seksi i mirë çon gjithashtu në gjumë të mirë.

“Gjumi cilësor mund të shtojë dëshirën për seks, ndërsa marrëdhënia e mirë seksuale çon në gjumë të mirë”, thekson ajo, transmeton Telegrafi.

Konstatimet e saj i vërtetojnë edhe hulumtimet nga viti 2015, të cilat kanë zbuluar se si femrat të cilat flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale ditën në vijim.

Për secilën orë që femra fle më gjatë, shanset për seks ditën në vijim janë më të mëdha për 14 për qind.

“Shumica e femrave ballafaqohet me dëshirën e vogël seksuale. Femrat janë të preokupuara me kërkesa të ndryshme qoftë kur të jetë fjala për punën apo fëmijët. Ndihen të lodhura dhe janë nën stres. Mirëpo, seksi nuk është e thënë të ndodhë gjatë natës kur jeni të lodhura. Gjeni kohë tjetër të ditës për seks”, këshillon dr. Minc.

Gjithmonë mendojmë se si seksin duhet bërë kur ndihemi të eksituara, mirëpo kjo nuk është e thënë të jetë ashtu. Njëherë kur fillohet, hormonet do të zgjohen dhe do të ndieni eksitimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit