6.6 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Nuk këndellet Milani, mposhtet edhe nga Bologna

- Advertisement -

Milani nuk po arrin të këndellet, duke pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, tani 2-1 përballë Bolognas nga ndeshja e mbetur nga xhiroja e nëntë në Serie A.

Rossonerët e nisën shumë mirë takimin, duke kërkuar që të kalonin sa më parë në epërsi.

Këtë gjë e arritën në minutën e 43-të, kur shënuan nëpërmjet Rafael Leaos, me Gimenez që ishte asistuesi.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, por në pjesën e dytë mysafirët e pësuan keq.

Santiago Castro i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 48-të, duke u dhënë më shumë vetëbesim bashkëlojtarëve të tij.

Bologna e siguroi fitoren pers Dan Ndoye (82’), me asistimin e Nicolo Cambiaghi, për rezultatin final 2-1.

Pas 26-të xhirosh të zhvilluara në Serie A, Milani gjendet në vendin e tetë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të luajë kundër Lazios.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit