23.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

“Nuk kemi bërë sa duhet!” A dështoi Kosova në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së?

- Advertisement -

Profesori universitar, Agim Zogaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me “30 shkelje që po i numërohen Speciales”.

Zogaj tha se raporti i Dick Martyt tha se paraqet një komplot që e ka drejtuar Serbia me shërbimet e veta dhe aleatët e saj.

Ai vuri në pikëpyetje nëse raportin e Dick Martyt. Sipas tij, 27 mijë faqe i ka përgatit shërbimi sekret serb që i janë dhënë në shërbim Dick Martyt.

“Gjykata Speciale është rezultat i raportit me trillimet monstruoze që i ka kriju Dick Marty në bashkëpunim, sepse ai krejt ato s’ka mujtë me i trillu vet”, tha Zogaj.

Ndërkaq, ai shton se sipas tij “nuk është bërë sa duhet për krereët e UÇK-së”.

Të ngjashme

Të fundit