24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Nuk ke nevojë me u ba nervoz”, përplasje mes Muratit e Tahirit për pagën minimale

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, janë përplasur lidhur me pagën minimale.

Murati tha se është pikërisht partia e Tahirit që ka bllokuar rritjen e pagës minimale, duke e çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese

“Sa i përket pagës minimale, më lejoni t’ua rikujtojë se paga minimale ka një vit e ca që ne e kemi sjellë në Kuvend si qeveri dhe është vonuar pikërisht në Kuvend sepse opozita ka penguar votimin e pagës minimale. Megjithatë, vitin e kaluar, në muajin korrik, Projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale ka kaluar në kuvend. Mirëpo është një subjekt politik që e ka dërgu në Gjykatë Kushtetuese për me blloku rritjen e pagës minimale dhe është pikërisht subjekti politik i deputetit Besnik Tahiri që e ka bë këtë gjë, pra dhjetë deputetë kanë mbledh nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe prej asaj kohe, ligji që mundëson rritjen e pagës minimale është i bllokuar në Kushtetuese”, tha Murati.

Sipas Muratit, nga rritja e pagës minimale do të përfitonin edhe të gjithë të punësuarit meqë do të rritej pragu i pagës që lirohet nga tatimi.

“Prandaj, para se të kërkojë deputeti Besnik Tahiri që të rritet paga minimale dhe para se ta akuzojë qeverinë pse spo e rrit pagën minimale, duhet t’ju tregojë qytetarëve se është pikërisht ai që ka nënshkruar për me dërgu në Kushtetuese dhe me i lanë mbi 100 mijë qytetarë që përndryshe kishin përfitu nga rritja e pagës minimale dhe të gjithë të punësuarit do të kishin përfitu për shkak se rritet pragu i pagës që lirohet nga tatimi”, tha ministri.

Muratit i replikoi Tahiri, i cili tha se paga minimale duhet të jetë së paku 450 euro. Në fillim të replikës, ai iu drejtua ministrit duke i thënë “Ministër nuk ke nevojë me u bë nërvoz”.

“Te paga minimale, ne s’kemi pas rrugë tjetër sepse s’kemi si ju ballafaqojmë juve si ministër dhe qeverinë përveç shfrytëzimit të dokumenteve demokratike. Ju e keni hjek nenin për veteranët UÇK-së dhe keni vendos pagë minimale, pagë e cila nuk ka pagë më të vogël se 250 euro në sektorin privat. Paga minimale duhet me qenë së paku 450 euro, siç ka propozu AAK-ja dhe mbi këtë bazë ka qenë ankimimi jonë në Kushtetuese. Te shohim çfarë vendimi do të merr Gjykata Kushtetuese”, tha Tahiri.

Murati e mori fjalën sërish ku tha se AAK-ja gjatë fushatës kishte premtuar pagë minimale 1 mijë euro, por se kur e kishin marrë pushtetin i kishin ngritur pagat e tyre.

“Sa i përket pagës mimimale e propozimit të juaj për 400, mua edhe më kujtohet që ju në fushatë patët premtu pagë minimale 1 mijë euro, por kur keni ardh në pushtet ia keni rrit vetës e jo pagën minimale”, tha Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit