Gazetari Vehbi Kajtazi ka rishpërndarë një deklarim të tij në vitin 2020 në ”Debat Plus” ku parashikonte se që ”po vjen dekada e Albin Kurtit” dhe se ai në pushtet do të qëndronte ”për së paku tetë vjet”.
“Ne 2020-en, 90 per qind nuk kam qene normal”, ka shkruar Kajtazi në mbishkrim të videos.
Ja çfarë thoshte Kajtazi:
“Dekada e Albin Kurtit po vjen. Albin Kurtin do ta kemi njeriun ma të fuqishëm me mbështetjen ma të madhe popullore për të paktën 8 vjetët e ardhshme, sepse zakonisht ndodhë që dy mandate janë që një lider apo një subjekt politik i konsumon pushteti dhe u jep mundësi subjekteve tjera politike të reformohen, të këndellen nga të qëndruarit gjatë në opozitë për të arritë me u kthy para votuesve me oferta konkrete, duke i përdorur gjithmonë gabimet e pushtetit”, kishte thënë Kajtazi në Dukagjini.