14.5 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

“Nuk kam frikë nga Policia” – Dhëndri serb i shqiptarëve në Zveçan, flet për sulmin terrorist

- Advertisement -

Një serb nga Zveçani është i martuar me një grua shqiptare nga Shkodra.

Serbi ka thënë për Euronews Albania se nuk ka aspak frikë nga Policia e Kosovës.

Ai tregoi se hyrja e grupit të armatosur në kishë e ka tronditur, ndërsa sqaroi se me shqiptarët shkon shumë mirë dhe e preferon shumë bregdetin tonë.

“S’kam çfarë mendoj. Unë vazhdoj me punën time. Jo absolutisht nuk kam frikë, pse të kem? Këtu jetojnë ekzkluzivisht serbë të krishterë, kurse policia e Kosovës janë myslimanë dhe kemi mungesë besimi, e kupton?

Të parët tanë kanë jetuar mirë me shqiptarët, kanë punuar bashkë në Trepçë, kanë shkëmbyer vizita, kanë shkuar për festa, për Bajram, ka pasur besim, por tani gjeneratat e reja nuk e respektojnë njëri-tjetrin. Nuk kam asnjë problem që jam martuar me shqiptare.Unë e kam zgjedhur atë dhe jetojmë shumë mirë. Kam qenë 10 herë në Shqipëri si mik. Edhe ata vijnë këtu, kemi shkuar bashkë për pushime në bregdet” – u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit