33.6 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

“Nuk kam fol me askënd” – Lladrovci reagon pas përjashtimit nga gara për Drenasin (Video)

- Advertisement -

Tash e tetë vjet, ka qenë i pari i komunës së Drenasit.

Ramiz Lladrovci për dy mandate që ka qeverisur në këtë komunë ka qenë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, për këto zgjedhje, gjërat kanë ndryshuar.

Në vend të tij, PDK-ja ka vendosur që në këtë komunë të përfaqësohet nga Petrit Hajdari.

Për mos-kandidimin e tij, fillimisht ka refuzuar të flas kryetari aktual, Ramiz Lladrovci.

Por për pak minuta, u pa në rrugët e kësaj komune.

Megjithatë Lladrovci tha se nuk ka folur me askënd të PDK-së për mos kandidimin.

“Unë nuk kom fol me kërkon edhe s’kam as nevojë me fol me askënd”, ka thënë Lladrovci.

Ai refuzoi të tregoj se a do të kandidoj si i pavarur në këto zgjedhje.

“Besoj që i ke pa krejt postimet e mia, besoj që janë mjaftueshëm ato që i ke pa për me kuptu”, është shprehur tutje Lladrovci.

Në rrjetet sociale, Lladrovci ka lënë të nënkuptohet që do të rikandidoj për pozitën e kryetari.

“Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, shkroi Lladrovci.

E televizioni provoi të ketë një qëndrim edhe nga kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari.

I njëjti nuk hapi telefonin dhe nuk ktheu përgjigje në pyetjet e televizionit.

Ndërkohë, një ditë më parë ftoi për unifikim përmes një statusi në faceook.

E për mos kandidimin e Lladrovcit nga PDK, folën qytetarët e komunës.

Për Lutfi Karaxhën që jeton në Belgjikë, Lladrovci ka bërë punë të mira dhe ka qenë i guximshëm.

Ai thotë se do vij nga kurbeti për të votuar në tetor.

“Atij ja jepi dorën veç që Sami Lushtakut ia ka hek resoranin qetu, s’ka guxu kush me ja hek ky ja ka hek, ky është i kocit ky pe nuk lëshon me t’njofshum nuk punon, ma i mirë se ky nuk është kërkush, ia kisha jep rrafsh edhe 12 vjet për kryetarë”, është shprehur një banorë i Drenasit.

Që nuk ka më të mirë se Lladrovci e thotë edhe Haki Zymberi.

“Nuk ka ma t’mirë hic, shumë keq që Partia Demokratike nuk e ka kandidu por populli duhet me ditë kujt duhet me ia qitë votën, ata nëse nuk e kuptojnë deri sot kujt duhet me ia citë votën ata vendosin vet”,është shprehur edhe banori tjetër.

Për Adem Qorrin, të dy kandidatët janë të mirë.

“Mirë ka performu shumë, ka punu mirë por i mirë është edhe Petriti nuk ka vërejte cili do që të fitoj janë të mirë për Drenasin”, ka thënë edhe një banorë.

Ka të tjerë që thonë se Lladrovci nuk e ka merituar më Drenasin.

“Sikur t’kish punu mirë Lladrovci e kish qitë Partia Demokratike e Kosovës, po se ka citë se e ka pa dështimin e tij për atë arsye. Ne besojmë që Petriti do të punoj fuqishëm”, ka folur tutje banori tjetër.

Një tjetër qytetar, thotë se nuk e meriton askush.

“Asnjë të mirë nuk ka hiç, pse thom kështu se i kanë citë prej dore krejt, tana senet tu e nisë prej Ushtrisë Çlirimtare i kanë hiq krejt edhe për qato asnjë të mirë nuk ka hiç”.

Të dielën, Dega e PDK-së në Drenas ka vendosur që Ramiz Lladrovcin të mos e rikandididojë sërish për kryetar të Drenasit, duke e kandiduar Petrit Hajdarin për këtë pozitë.

26 vota ishin pro Hajdarit, ndërsa vetëm katër ishin pro Llladrovcit për të kandididuar.

Të ngjashme

Të fundit