4.3 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Nuk kalon dyfishimi i buxhetit për të akuzuarit në Hagë

- Advertisement -

Nuk ka kaluar amendamenti për dyfishimin e mbështetjes për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton EO.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, katër anëtarë të tij votuan për, tre kundër dhe dy abstenuan.

Megjithëse kryesuesi i këtij komisioni deklaroi se amendamenti mori mbështetje, nga Zyra Ligjore ia kanë tërhequr vërejtjen se me dy abstenime, amendamenti nuk kalon.

Amendamenti u paraqit nga Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, amendamenti ishte tejet i rëndësishëm për identitetin dhe reputacionin e vendit tonë.

“Kërkoj mbështetjen për amendamentin, i cili është shumë i rëndësishëm, për shkak se propozohet të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë që janë në Hagë”.

“Pra, bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme – për identitetin dhe reputacionin e vendit tonë. Duke pasur parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë nga shteti i Kosovës, kjo është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi”, tha ai.

Megjithatë, Fatos Geci nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrahu këtë amendament.

“Nuk janë themelues shteti dhe nuk konsideroj që duhet të votohet”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit