25.3 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Nuk ka qetësi për Mbappen, përfshihet në një skandal me pesë policë fancezë

- Advertisement -

Pesë policë francezë janë vënë nën hetim administrativ për marrjen e një shume të konsiderueshme parash nga futbollisti Kylian Mbappe, ylli i ekipit kombëtar të Francës dhe një nga lojtarët më të njohur në botë.

Sipas të përjavshmes franceze Le Canard Enchaine, kontrolli i brendshëm i policisë ka nisur një hetim mbi një pagesë totale prej 180,300 eurosh, që oficerët e policisë – të ngarkuar me mbrojtjen e ekipit kombëtar – kanë marrë nga futbollistët në vitin 2023.

Në një deklaratë me shkrim, në të cilën ka pasur qasje javorja franceze, Mbappe ka sqaruar se kishte vendosur të “dhuronte të gjithë shumën e shpërblimit nga Kupa e Botës në Katar për anëtarët e ekipit të sigurisë dhe për shoqata të ndryshme”.

Ai thekson se është konsultuar me avokatin e tij të taksave, i cili ka konfirmuar se “këto dhurata të zakonshme nuk kërkojnë deklarim tek autoritetet tatimore”. Mbappe ka deklaruar gjithashtu se është i gatshëm të përgjigjet për çdo pyetje lidhur me këtë çështje.

Sipas një dokumenti të siguruar nga Tracfin, agjencia franceze kundër pastrimit të parave, katër oficerë policie kanë marrë nga 30,000 euro secili, ndërsa komandanti i tyre ka përfituar 60,300 euro.

Pyetja kyçe në hetim, sipas Le Canard Enchaine, është nëse këto pagesa ishin vërtet dhurata ose nëse bëhet fjalë për pagesa për shërbime private sigurie, gjë që do të përbënte shkelje të rregullave të etikës së policisë.

Kontrolli i brendshëm është veçanërisht i interesuar për rolin e komandantit të policisë, i cili mori shumën më të madhe.

Ai është filmuar duke shoqëruar Mbappen në disa udhëtime private në Kamerun dhe Vaucluse gjatë verës së vitit 2023.

Sipas hetuesve, komandanti ka “dështuar në detyrën e tij të integritetit” duke kryer këto udhëtime.

Të ngjashme

Të fundit