21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“Nuk ka qenë pranë…”/ Pas thashethemeve për ndarjen me Fedez, Chiara Ferragni: Problemet i mbajmë brenda mureve të familjes

- Advertisement -

Një ndarje e mundshme mes çiftit të famshëm, Chiara Ferragni – Fedez, ka marrë gjithë vëmendjen e mediave në Itali dhe jo vetëm.

Një ditë më parë ka patur një reagim nga ana e reperit italian, i cili tha:

“Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi”.

Ditën e sotme “Corriere della Sera” ka publikuar një intervistë që ka bërë me influencuesen e famshme, e cila gjithashtu është shprehur se për momentin ka prioritet mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve.

“Çdokush në botë mund të thotë fjalën e tij dhe të ketë mendimet e tij, por për mua, në vend që të jap shpjegime, është më e rëndësishme të bëj atë që mendoj se është e drejtë: t’i mbaj problemet brenda mureve të familjes,” tha ajo në përgjigje të pyetjeve rreth mungesës së prezencës në krah të Fedez në javët e fundit. Dhe mbani mend: “Prioriteti është mbrojtja e familjes dhe fëmijëve”.

Intervista në fjalë është bërë më datë 20 shkurt, kur Chiara ende e kishte në gisht unazën e martesës.

“Nuk ka qenë pranë meje në disa fundjava, ka qenë në të tjera”, është shprehur blogerja, ndërsa ka vijuar “në çdo rast ai është burri im”.

“Për mendimin tim, në situata të caktuara të kaosit të jashtëm, është më mirë të mbash gjëra të tjera brenda çiftit”, ka shtuar influencuesja e famshme.

Por jo vetëm kaq, pasi Chiara gjithashtu ka folur edhe për çështjen gjyqësore të Pandoros që thuhet se është një nga shkaqet e ndarjes së pretenduar midis gruas dhe burrit.

“Kur je në një hapësirë mediatike, të duket se të gjithë njerëzit po të akuzojnë, por të duhet vetëm të dalësh nga shtëpia për një moment për të kuptuar se nuk është kështu. Që kur kam filluar duke dalë përsëri, nuk kam takuar kurrë dikë që të thotë ‘je kriminele’, por vetëm njerëz që më thonë: e gjithë kjo është e padrejtë, do të dalësh nga kjo me kokën lart. Unë jam e papërsosur, por eci me kokën lart”, ka thënë Chiara Ferragni.

Në këtë intervistë, nëna e dy fëmijëve ka kujtuar gjithashtu edhe një pjesë të jetës së saj, që nga fëmijëria me prindërit dhe motrat deri te vetëdija se kishte arritur një ‘sukses më të madh se ëndrrat që kisha’.

Chiara Ferragni gjithashtu rikujton një pjesë të jetës së saj, që nga fëmijëria e saj me prindërit dhe motrat tek vetëdija se kishte arritur “një sukses më të madh se ëndrrat që kisha”.

Por edhe të “brishtësisë” që ajo mundohet ta përshkruajë. “Unë luftoj sepse nëse do të thoja se sa e brishtë ndihem, do ta perceptoja veten edhe më të dobët, edhe më të prekshëm ndaj sulmeve”, ka përfunduar influencuesja e famshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit