-1.4 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

“Nuk ka pasur ngritje të pagave”, Ymeri i ashpër me Qeveritë: Ka ndodhur vetëm ndryshim i numrave

- Advertisement -

Ymer Ymeri nga Sindikatat e Kosovës u shpreh i ashpër me qeveritë që kanë udhëhequr Kosovën pasi që sipas tij nuk ka pasur ngritje të pagës mesatare qoftë në sektorin publik apo privat ndër vite por vetëm ndryshim të numrave.

Ymeri në “Debat Plus” u shpreh me kritikë ndaj politikanëve në Kosovë ku ironizoi me udhëheqësit politik duke thënë se “Fëmijët tanë dijnë më shumë sesa politikanët”.

“Që nga marrja e qeverisë, Albin Kurti asnjëherë në asnjë periudhe Sindikatat nuk kanë qenë më shumë të sulmuara dhe më pak bashkëpunues  me qoftë Ministrinë apo qeverinë. Kurti nuk ka bashkëpunuar me neve si sindikata. Ne jemi udhëheqës të njëjtë edhe para zgjedhjes së Kurtit. Nuk është problemi i takimeve nga Sindikata me udhëheqës si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli apo Hashim Thaqi. Problemi është se Kurti ka tentuar të i marrë sindikatat nën udhëheqjen e tij, edhe sindikatat me vepru ashtu si don ai. Po del si ka njohur sindikatët apo edhe Udhëheqësve të Sindikatբve, që nuk i nënshtrohen asnjë qeverie. Krahasimi i pagave në Kosovë, nëse i marrim se a janë rritur pagat si numër, ato janë rritur por nëse krahasojmë vlerat e pagës sot dhe mëherët, kemi ulje të pagave.   Nëse i krahasojmë vlerat, nëse kemi pasur pagë 416 euro me një buxhet 1 miliardë e gjysmë ndërsa sot ësht mbi 3 miliardë e gjysmë. Që d.mth buxheti është dyfishuar, por pagat është dashur të baraspeshohen sot do duhet 800 euro e jo 600 euro”, tha Ymeri.

“Belgzim Kamberi, analist ka deklaruar se mosbashkëpunimi i institucioneve Qeveri- Sindikatë ka ndikuar “keq” në kornizat ligjore.

“Janë 2 probleme kryesore. Mos bashkëpunimi që ka ndodhë, përplasja sindikatë-qeveri është progressive nëse ajo rezulton me një përparim në çështjet e legjislacionit. Mos bashkëpunimi I thellë mes qeverisë dhe sindikatave  ka ndikuar keq së pari në kornizat ligjoreKuvendi I Kosovës, në këtë legjislacion shumicën e projektligjeve nuk I ka miratuar, pjesën dërrmuese. Kuvendi ka mundur të votojë legjislacionin për çështjen e drejtave të punëtorëve dhe mbrojtjen sociale”, tha Kamberi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit