Jennifer Lopez dhe Ben Affleck edhe një herë dukeshin të nervozuar dhe duke debatuar teksa morën pjesë në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri ‘The Mother’ të mërkurën në mbrëmje.
Këngëtarja 53 vjeçare po bënte gjestikulacion me bashkëshortin e saj, 50 vjeç, me të cilin u martua vitin e kaluar, me një fytyrë të vrenjtur, ndërsa ai sforcohej, e dukej i vendosur gjatë bisedës.
Pasi u fotografuan gjatë bisedës së tyre të tensionuar, ata shpejt u kthyen në humor të mirë me buzëqeshje dhe puthje ndaj njëri-tjetrit.
Skena e së mërkurës vjen pasi çifti u bë kryefjalë në Grammy në shkurt, kur Jennifer u pa që Jennifer e urdhëroi Benin të bënte më shumë përpjekje për tu dukur i lumtur – duke e goditur atë dhe duke kërkuar që ai të pretendonte se po kënaqej.
Çifti, i cili shpesh duken të tensionuar dhe të zemëruar kur janë në publik, u panë duke shkëmbyer fjalë të tensionuara gjatë ceremonisë, pikërisht teksa prezantuesi Trevor Noah u ul pranë tyre.