20 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

“Nuk ka opozitë unike në Serbi për njohjen e Kosovës, prandaj perëndimi e pranon Vuçiqin ashtu siç është”

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gëzon mbështetjen e perëndmit politik për shkak të mungesës së një opozite unike që do të pranonte realitetin faktit të shtetit të pavarur të Kosovës që nga 2008, beson Kryetari i Forumit Civil Demokratik, Zoran Vuletiq.

Duke folur për gazetën malaziase “Pobjeda”, Vuletiq thotë “mungon një grup unik “parlamentar që do të pranonte këtë plan perëndimor të realitetit në Kosovës”.

Perëndimi i ka ulur plotësisht pritshmëritë në nivelin e maksimumit tonë dhe ky, për fat të keq, është Vuçiq, ashtu siç është. Po të ishte e kundërta, Perëndimi do të kishte një bashkëbisedues tjetër në Serbi përveç Vuçiqit. Pse nuk është ai atje? Sepse ne nuk kemi një grup të vetëm parlamentar opozitar që do të pranonte planin perëndimor dhe realitetin në Kosovë, të kërkonte vendosjen e të gjitha niveleve të sanksioneve kundër Rusisë, të kuptonte se kur ka rrjedhur lumi i lirisë në Mal të Zi dhe se politika e udhëhequr nga Milorad Dodik. është katastrofike si për BiH ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit