7.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

“Nuk ka me pas nevojë për partnerë”- Kraki tregon si do ta bëjë Kurti qeverinë

- Advertisement -

Nezir Kraki nga Koalicioni LVV-GUXO-Alternativa ka deklaruar se nuk do të ketë nevojë për partnerë që të arrihet shumica në kuvend.

Megjithatë, Kraki vlerëson se bashkëpunim duhet të ketë me të gjithë dhe pastaj sipas tij është në diskrecionin e Kurtit që të vendosë për shumicën e ardhshme parlamentare.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka shtuar se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë.

”Unë e kam thënë dhe po e përsëris që nuk do të ketë nevojë për partner që të arrihet shumica në kuvend. Bashkëpunim duhet të ketë me të gjithë, tani nëse ka vizion ndryshe, nëse Kurti e sheh ndryshe shumicën e ardhshme parlamentare atëherë është në diskrecionin e tij me vendos, por për momentin është herët. Institucionet duhet të formohen sa më shpejtë. Kjo që ka ndodhë me KQZ-në, problemet teknike keq që ndodhën ashtu dhe u krijua njëfarë frike, por unë besoj në integritetin e procesit edhe besoj totalisht në vërtetësinë e përqindjeve edhe të votave të numëruara”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit