Është mbyllur pa fitues derbi anglez mes Chelseas dhe Liverpoolit, sfidë që nuk u zhvillua në xhiron e tetë të Premierligës.
Pavarësisht lojës së bukur nga dy skuadrat dhe mjaftë agresive, rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.
Chelsea ishte shumë më e mirë në fillim duke qenë më kërkuese dhe rrezikuar me anë të Kovacic dhe Kai Havertz, por goditjet e të dyve i ndali Alisson.
Ishte Reece James që shënoi një gol të bukur pas 25 minutave lojë, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje (26′).
Liverpool gjatë kësaj pjese nuk është që kishte ndonjë mundësi shënimi duke provuar disa me herë të ndërtojë disa aksione, por aspak të suksesshme.
Në pjesën e dytë, prapë Chelsea e nisi më mirë duke gjetur sërish golin – këtë herë nga sulmuesi Kai Havertz, por prapë VAR-i ndërhyri edhe e anuloi shkaku i një prekje të topit me dorë.
Pas kësaj, ndeshja ishte shumë më e qetë me dy skuadrat që provonin ta mbanin sa më shumë posedimin, mirëpo assesi s’ia dolën ta dërgonin topin brenda zonës.
Ky barazim nuk i konvenon asnjërës skuadër pasi po ëndërronin për një pozitë në Evropë, e tashmë gjërat janë vështirësuar. Liverpool zë pozitën e tetë me 43 pikë, derisa Chelsea të 11-en me 39 sosh.
Në ndeshjen e radhës, Liverpool është nikoqir i Arsenalit derisa Chelsea do të përballet me Wolvesin.