Ndeshja kualifikuese për Ligën e Konferencës në mes AIK – Shkëndija, nuk ka sjellë fitues.
1:1 u mbyll takimi në ‘Friends Arena’.
Ekipi nga Tetova e filloi më mirë ndeshjen, pasi shënoi në minutën e parë, me anë të Hasanit, transmeton lajmi.net.
Në minutën e 17` ishte Guidetti që barazoi rezultatin.
Pjesa e parë u mbyll me atë barazim.
Në pjesën e dytë takim më të mirë zhvilluan ekipi nga Maqedonia e Veriut, por nuk arritën të tundin më rrjetën.
Se cili ekip do kalojë tutje do vendoset javën e ardhshme, në Tetovë.