Juventusi dhe Roma kanë ndarë pikët në këtë xhiro të Serie A.
1:1 përfundoi kryendeshja e kësaj jave në ligën italiane.
‘Zonja e Vjetër’ e nisën më mirë takimin, pasi pas vetëm dy minutash ishte Dusan Vlahovic që shënoi një supergol nga goditja e dënimit.
Pas golit të disavatazhit, Roma po kërkonte atë të barazimit, por në 45 minutat e para nuk e arritën.
Ishte Tammy Abraham që pas asistimit nga Paulo Dybala tundi rrjetën e Wojciech Szczesnay, për të barazuar rezultatin në 1:1.
Të dy skuadrat po kërkonin golin e avantazhit, por që asnjëra nuk e arritën.
Me këtë barazim Juventusi ka pesë pikë, kurse Roma shtatë.