Golden Eagle Ylli nuk ka arritur t’i jap fund serisë finale, duke pësuar humbje në shtëpi.
Skuadra suharekase ka pësuar humbje ndaj Trepçës me rezultatin, 55:58.
Graff me 40 pikë e Tmusic me 13 pikë ishin më të mirët për skuadrën suharekase.
Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Hot me 12 pikë kishin diçka më shumë te mitrovicasit, dhe arritën të bënin diferencën për t’i ndalur festën Yllit.
Sirko shpërdoroi topin që mund të ishte vendimtar për Yllin, për t’i dhënë mundësinë Trepçës që të shkonte në dy epërsi falë gjuajtjeve të lira.
Gjithçka shkon tashmë në ndeshjen e katërt që luhet në ‘Minatori’ në Mitrovicë, me Yllin që mban epërsi 2:1 në serinë finale.