Vendosja e shenjës për ndalimin e bartjes së shamisë në shkollën teknike në Gjakovë ka nxitur reagime të shumta sidomos pasi që deputetja Duda Balje kërkonte nga drejtoresha e shkollës Forentina Gjergjaj, të dijë se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese në shkollë.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami kosovar, Muhamed Dërmaku, i cili thotë se nuk e vë në faj drejtoreshën e shkollës në fjalë, shkruan Insajderi.
Dërmaku thotë se më shumë po i bëjnë përshtypje reagimet e përkrahësve të shamisë. “Për t’u shprehur më ndryshe, tash po e shoh se shumica e njerëzve më mirë po kuptuakan nga fotot sesa nga shkrimet”.
Sipas tij, drejtoresha vetëm e ka kryer punën e saj siç edhe është në udhëzimin administrativ.
“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit, që nga koha e, e, e, e…, i modifikuar disa herë nëpër vite, por i pandryshuar nga askush në atë pjesën e gjërave të ndaluara në shkollë, madje i miratuar edhe nga Avokati i “Popullit” dhe nga Gjykata.”, ka shkruar Dërmaku në Facebook.
“Përnjëmend po pyes, a tash e keni kuptuar se sa keq dhe në çfarë mënyre është krahasuar mbulesa e vajzave muslimane në shkolla në Arsimin Parauniversitar në atë udhëzim a?!”, tha ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=511319110564491&id=100050592187083