26.9 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Nuk ka asnjë shans më për Jack Grealish, City e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

- Advertisement -

Manchester City është i gatshëm të shesë Jack Grealish këtë verë, sipas raportimeve të fundit në disa nga mediat kryesore në Angli.

Klubi ka vendosur një çmim prej 40 milionë funtesh për sulmuesin e kombëtares angleze, njofton Manchester Evening News.

Grealish ka qenë një nga lojtarët më të paguar në skuadër, me një rrogë javore të vlerësuar në 355,5 mijë euro, megjithatë, ai nuk arriti të sigurojë një rol të qëndrueshëm gjatë sezonit të kaluar.

Sezoni i tij përfshiu 35 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi pesë gola dhe dha pesë asistime, por që paraqitja e tij nuk ishte në nivelin e pritur nga City.

Një shenjë e qartë për të ardhmen e tij ishte mungesa në skuadrën që mori pjesë në Kupën e Botës për Klube. Kjo u interpretua si një sinjal se Manchester City është gati të ndahet nga lojtari.

Në moshën 28-vjeçare, Grealish pritet të kërkojë një ambient të ri për të rigjetur formën dhe konsistencën në fushë. Interesi për të nga klube të ndryshme mund të jetë i lartë.

Newcastle United, Everton, Napoli, AC Milan dhe Bayer Leverkusen janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e anglezit.

Grealish ka katër vite që është pjesë e Cityt, pasi në vitin 2021 i ishte bashkuar klubit nga Aston Villa për 117 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit