10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Nuk jemi vetëm”, Zelensky falënderon liderët evropianë për sinjalin e fortë të mbështetjes

- Advertisement -

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten ka mbërritur në Bruksel për një samit urgjent të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes së shteteve evropiane.

Në një fjalim të shkurtër para gazetarëve, Zelensky falënderoi liderët evropianë për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë Ukraina që nga fillimi i luftës.

Ai ka theksuar se kjo mbështetje ka qenë e dukshme gjatë gjithë periudhës së konfliktit, duke përfshirë edhe javën e kaluar.

“Jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë. Është shumë e rëndësishme që ju [dërgoni] një sinjal të fortë për popullin ukrainas, luftëtarët ukrainas, civilët dhe të gjitha familjet tona. Dhe është mirë që nuk jemi vetëm”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Samiti në Bruksel zhvillohet pas tensioneve mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump, pasi SHBA-ja pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Zelensky ka shprehur keqardhje për incidentin që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalimit të tij në Kongres të martën, Trumpi e mirëpriti reflektimin e Zelenskyt për këtë ngjarje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit