Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në “Pressing” të T7 ka thënë se ai nuk varet nga Ali Ahmeti e as Ali Ahmeti prej tij.
“Ne varemi prej procesit global se si duhet të shkojë puna përpara. Ne nuk kemi pse e ndalim VMRO-n që të fitojë sa të dojë deputetë, por ne një diçka tjetër mund ta bëjmë. Prej 40 deputetëve që mund t’i fitojnë shqiptarët, t’i fitojë koalicioni, që ska hezitim, 37- 38 deputetë”, tha Thaçi.
Ai tha se duan që bullgarët të bëhen pjesë e Kushtetutës dhe që ta eliminojnë përgjithmonë interesin serb.
Thaçi tha se me Ali Ahmetin mund të jenë tërë jetën kundërshtarë politikë, por s’bëhet se thonë “Ali Ahmeti në pushtet, i ndihmon”.
“Për të qenë i sinqertë edhe për opinionin publik dhe për ju, të dy palët e dimë se çka bëjmë. Nuk jemi të hutuar asnjëra palë, qëllimet i kemi të qarta. Këta që duan me çdo kusht me i ndalë bullgarët duan ta mbajnë përgjithmonë interesin serb në Maqedoni, ne që duam që bullgarët të jenë pjesë duam që përgjithmonë ta eliminojmë interesin serb. Me matematikë, momentalisht 130 mijë maqedonë kanë shtetësi bullgare dhe atje e kanë shkruar ‘ne jemi bullgarë’, ose gjyshja ose gjyshi na ana e nanës ose babës, duhet të nënshkruash se je bullgar. Kur të hyjnë ata pjesë e kushtetutës, le të bëhen në vitin e parë 9.8 për qind, menjëherë pakica ekstreme serbe që janë 2 për qind, do të bëhen 22 për qind. Dhe më pas kjo na con drejt asaj që ne shqiptarët jemi të mençur por jo të mirë, se melaqe ska kërkun, as unë sjam melaqe. Shqiptarë e mençur thonë ‘i shihni këta numra bac, janë si në Zvicër, si në Belgjikë’, nuk ka këtu tapi për shtet etnik në shekullin 21. Dhe kjo është ideja, të dy palët e dimë se çka bëjmë. Kundërshtarë politikë mund të jemi tërë jetën por unë sbëhem se thonë ‘Ali Ahmeti në pushtet, po i ndihmon’”, tha ai në “Pressing”