Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e tyre gjatë raportimeve nga Kampionati Botëror i Klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pamja e tyre tërhoqi vëmendje masive në rrjete sociale, por gjithashtu shkaktoi edhe kritika të forta.
Kolegia e tyre, Valentina Maceri, që prezanton Ligën e Kampionëve në një televizion zviceran, i akuzoi ato për mungesë profesionalizmi.
“Nëse do të kesh të njëjtin respekt si lojtarët dhe zyrtarët, pamja duhet të jetë më e përmbajtur”, tha ajo për BILD, duke veçuar Eleonora Incardona-n për bashkëpunimet me agjenci bastesh dhe stilin “vulgar”.
Ndërkohë, edhe Diletta Leotta është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për arsye personale, pasi balerina Eleonora Abbagnato e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëshortit të saj, Federico Balzaretti.