20.2 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

“Nuk ja jap votën VV-së, e ka hupë rastin e Prishtinës, Çeku duhet ta paguajë faturën e Albinit”, Daut Haradinaj për bashkëpunimet e mundshme

- Advertisement -

Daut Haradinaj i AAK-së në emisionin Pressing në T7 ka folur për bashkëpunimet e mundshme nëpër komuna.

“Nuk jemi të gatshëm me bashkëpunu për nivel nacional absolut me qito rrethana me VV, sidomos për nivelin qeveritar, kjo automatikisht ndikon edhe për nivelet e dyta. Nuk e shoh të lehtë AAK’ja me bashkëpunu me VV, por nuk e kemi një vendim aktual për kryeqytet, dhe nuk do ta kemi deri sa të mbyllet vota e fundit”, tha Haradinaj.

Tutje ai tha se personalisht nuk do të ketë votë për kandidatin e VV-së në kryeqytet, Hajrullah Çekun, e që sipas tij, Çeku duhet ‘ta paguajë faturën e Albin Kurtit’.

“Unë do ta votojë prapë të njëjtin kandidat. Nuk ja jap votën VV-së, sepse e ka humb rastin e Prishtinës, ka pas emra shumë më të mirë, njerëz që janë të ktuhit, që jetojnë në Prishtinë, nuk kam asgjë kundër Çekut, por ai duhet ta paguajë faturën e Albinit”, përfundoi Haradinaj

Të ngjashme

Të fundit