0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Nuk ishte një provokim, De Paul shpjegon festimin e golit të shënuar ndaj Barcelonës

- Advertisement -

Rodrigo De Paul festoi duke ngritur duart për të bërë një gjest duke treguar tetë gishtat pasi shënoi ndaj Barcelonës.

Disa mund të kenë menduar se De Paul po tallej me tifozët e Barcelonës , por kjo nuk është e vërtetë dhe argjentinasi e ka treguar arsyen e festës.

Mesfushori argjentinas ka deklaruar se festa e tij ka të bëjë me fëmijët, pasi ata janë pesë dhe tre vjeç.

“Vajza ime gjithmonë më kërkon të festoj. Më parë ajo më kishte kërkuar të bëja një kërcim të vogël që bën ajo, dhe tani më ka kërkuar të bëj pesë dhe tre sepse fëmijët e mi janë pesë dhe tre vjeç”, shpjegon De Paul.

“Po e bëja për ta, sapo mbarova së foluri me ta dhe ata ishin super të lumtur. Ua dedikoj atyre golin”, shtoi mesfushori argjentinas.

Goli i De Paul kundër Barçës ndihmoi Atletico Madridin të barazonte para se Sorloth të shënonte golin e fitores në kohën shtesë për t’i dhënë madrilenëve një fitore të madhe në Kataluni 2-1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit