Vetëm pak kohë pasi që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e shpalli fituese të konkursit për projektin e financuar nga Banka Botërore, Nermin Pakashtica, motrën e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, në këtë institucion u ankuan aplikanatët pjesëmarrës. Njëri nga ta që është renditur i pari në listën për këtë pozitë, në ankesën dërguar në MINT, thotë se ka qenë me i kualifikuari në konsulencë individuale dhe se ka përvoje pasi që ka menaxhuar të njëjtin projekt të Bankës Botërore. Ai ka kërkuar të auditohet tërë procesi që lidhet më këtë projekt.
Fanol Shala, njëri nga aplikantët në konkursin e MINT për projektin në projektin e Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP),të financuar nga Banka Botërore, ka ushtruar ankëse në dikasterin që drejtohet nga Rozeta Hajdari.
Shala pretendon se i është bërë e padrejtë mos përzgjedhja për të marrë kontratën e projektit pasi që thotë se ishte i pari në renditje për nga kualifikimi. Në këtë pozitë është përzgjedhur Nermin Pakashtica, balldëzka e vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, Taulantit, ndonëse ishte e dyta në renditje.
Shala, thotë se është krijuar praktikë jo e mirë tash e sa kohë në projektin CERP, përkatesisht nga zyrtarët e stafit brenda MINT, të cilët e organizojnë procesin e vlerësimit dhe dhënies së kontratës.
Në një përgjigje për Gazetën Insajderi lidhur me këtë rast Shala, thotë se pasi ka qenë i pari në listë dhe se ka pritur që do të ftohet për nënshkrimin e kontratës duke e konsideruar se do ta marrë këtë projekt.
“Jam i surprizuar se si ndodhi! Me 21 Shkurt 2022, me email kam pranuar njoftimin nga një konsulente e MINT të projektit CERP, se kontrata i është dhënë kandidatit tjetër ose kandidatit të dytë dhe jo mua, pasi në praktika, në listën e ngushtë kandidati më i kualifikuar vendoset i pari dhe ai isha unë. Ndërkaq, paraprakisht, unë asnjëherë nuk u ftova as me telefon apo email që të negocioj atë kontratë. Në njoftim të dhënies së kontratës, nuk kishte as këshillë juridike, e pas kërkesës time për sqarime, nuk pranova fare emaile”, tha ai.
Shala ka treguar se ka qenë edhe më herët i angazhuar në projektin e CERP që implementohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, por thotë se i është shkëpurtur kontarata. Shala ka kërkuar, që të auditohet procesi rreth këtij projekti nga ministria ose nga dikush nga jashtë saj.
“Në retrospective, konsideroj që është krijuar praktikë jo e mirë tash e sa kohë në projektin CERP, përkatesisht nga zyrtarët apo konsulentët e stafit në projektin CERP brenda MINT, të cilët e organizojnë procesin e vlerësimit dhe dhënies së kontratës”.
“Përshembull, që nga nderprerja e kontratës time si Menaxher i Programit MGP të të njëjtit projekt, pra Projektit CERP, mënyra se si ka rrjedhur procesi pa paralajmërim, pa procedura dhe pa kontakt me supervisoret e mi legjitim, ku kësaj pasoje mbase mund t’i ketë paraprirë edhe procesi i ndryshimit marrrëveshjes CERP, mendoj se do të duhej që procesi të auditohej qoftë nga ministria ose palë tjera, dhe të identifikoheshin mirë problemet dhe pasojat. Pastaj anashkalimi i CV-së time në konkurset e më hershme siç ka ndodhur në verën e kaluar 2021, në të njejtin projekt dhe program, e deri tek ky rasti i fundit i konsulencës ku kandidates tjeter i është dhënë kontrata dhe jo mua”, tha ai për gazetën.
Shala tha për gazetën se ka qenë i mbikualifikuar për konkursin e konsulencës dhe se ka pasur përvoje edhe më heret në të njëjtin projekt të Bankës Botërore.
Ankesën e tij, Shala e ka dërguar në këtë dikaster qeveritar me 25 mars.
“Po është e vërtetë që kam adresuar ankesë në MINT. Ende nuk kam pranuar përgjigje. Pretendoj se unë kam qenë i mbikualifikuar në atë konkurs të konsulencës individuale (pozitë punë) 60 ditore, ku përveç studimeve Bachelor dhe Master në Kosovë dhe pastaj në BE, dhe më pas poashtu duke e konsideruar eksperiencën time të punës në projekte të ngjashme përfshirë projektet ndërkombetare, duke veçuar përvojën time si konsulent prej një vit e gjysmë në të njëjtin projekt (CERP) dhe programin MGP, për të cilin program po flasim edhe tani, pastaj puna ime relevante me NMV, statistika, analiza, etj, siç janë paraparë në termat e konkurist, besoj që më bënte kandidatin më të përshtatshëm për atë konsulencë, në kuadër të programit të cilin e kam udhëhequr vet dikur. Veç kësaj, aktualisht unë nuk kam ndonjë kontratë tjeter të punës ongoing në isnitucionet shtetërore”, tha ai.
Shala ka deklaruar se për kundër që është ankuar, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga MINT lidhur me rastin.
Detajet e rastit dhe heshtja e Ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari
Gazeta Insajderi, të premten ka raportuar lidhur me përzgjedhjen e Nermin Pakashticës, në konkursin e MINT lidhur me projektin e financaur nga Banka Botërore.
Konkursi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është hapur me 12 dhjetor te vitit te kaluar.
Para një muaji, saktësisht me 25 shkurt, MINT ka njoftuar kush është përzgjedhur për këtë projekt.
Ne listën prej 41 pjesëmarrësve në këtë konkurs, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, ministria kishte bërë vlerësimin e kandidatëve më te kualifikuar për kete pozitë.
Në mesin e pesë kandidatëve më të kualikikuar është edhe Nermin Pakashtica, por ajo nuk kishte qenë e renditur e para. Por pavarësisht kësaj ajo ishte shpallur fituese në projektin e Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP).
Angazhimi i Nermin Pakashticës në këtë projekt parasheh 60 konsulenca. Një ditë punë parasheh pagesën prej 120 euro. Në total për 60 konsulenca i bie të paguhet 7200 euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Nermin Pakashticën lidhur me përzgjedhjen e saj në projektin e CERP-it
Fillimisht ajo ka thënë se nuk është zgjedhur nga MINT, por nga Banka Botërore dhe se për gjithçka rreth projektit dhe pozitës së saj, do të përgjigjet Banka Botërore.
Por, Banka Botërore, që është financuese e këtij projekti e ka demantuar Pakashticën.
Në përgjigjen për gazetën kanë thënë se përzgjedhja e stafit është bërë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e jo nga ta.
“Procesi i përzgjedhjes së stafit që punon në zbatimin e projektit është përgjegjësi e agjencisë zbatuese, në këtë rast Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ju lutemi drejtoni pyetjet tuaja tek Ministria”, thuhet në përgjigje.
Megjithëkëtë, nga Banka Botërore nuk kanë treguar nëse kanë qenë në dijeni se Nermin Pakashtica ka afërsi me familjen e kryeministrit Albin Kurti.
Gazeta pas përgjigjes së Bankës Botërore, ka kontaktuar edhe një herë Pakashticën për të marr edhe versionin e saj për rastin. Nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjet specifike të gazetës, ka thënë vetëm se i ka përmbushur dhe tejkaluar kriteret e kërkuar në konkurs.
Por, insitonte se përgjigjet do t’i jap punëdhënësi i saj.
“Unë kam bisedu me zyrtarët përgjegjës që janë të Bankës Botërore, se me të ministrisë unë s’kom kontakt ata kanë thanë që na do të përgjigjemi. S’kom nevojë me tu përgjigj. Punëdhënësi jem ka me t’i dhënë përgjigjet”, ka thënë ajo përmes telefonit kur është kontaktuar nga gazeta.
Pakashtica, nuk ka treguar nëse afërsia e saj me vëllun e kryeministrit Kurti, Taulantin ka ndikuar që ajo të pranohet në konkursin publike të Ministrisë së Tregtisë që implementon projektin e Bankës Botërore.
Nuk ka treguar as çfarë angazhimi do të ketë në këtë projekt dhe sa zgjatë kontrata e saj.
Gazeta ka pritur disa ditë për sqarime të rastit nga Ministria së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, por ky insitucion nuk ka treguar se çfarë kriteresh ka plotësuar Pakashtica dhe a ka ndikuar afërsia me familjen e kryeministrit që ajo të përgjedhet në projekt.
Pasi është publikuar teksti, ky dikaster qeveritar kanë reaguar përmes fanpage në Facebook. Në reagim Ministria nuk ka kontestuar asnjë infoamcion të publikuar nga gazetave, veç se e kanë konfirmuar raportimin