2.7 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”, batutat e Monika Kryemadhit: Mos të krijoj dhimbje të brendshme, e kam më…

- Advertisement -

Gjatë prime-t të parë të Big Brother VIP 5, nuk ka munguar asgjë. Gjatë komentit për lojën e banorëve dhe se çfarë pritet të japin ata, opinionistja e këtij edicioni, Monika Kryemadhi nuk i kurseu batutat.

Ajo u ndal te konkurrenti Ilir Vrenozi, për të cilin tha:

“Unë e them Vrenozi, e them më mirë, më kollaj, mos të krijoj dhimbje të brendshme në trup”, duke e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Në fillim kur u prezantua nga Ledioni, Monika u shpreh se ishte mjaft e emocionuar për këtë eksperiencë.

“Para se të vija, kërkova që të shihja sa view-er kishte në YouTube. Ndonjëherë politika na vendos në disa korniza ku ne mos të jemi vetvetja. Por Top Channel të krijon mundësitë që të jesh vetëvetja, përndryshe del jashtë. Në jetën që jetojmë ne, njerëzit mundohen të të nxjerrin nga dera, por Monika hyn nga penxherja. Unë përfitoj nga rasti, ndoshta dhe për ta përmendur se dhe të tjerët nuk e kanë, ky produksion këtu që është nën logon e Top Channel, nuk rri dot pa përmendur Dritan Hoxhën, i cili, edhe mua si Monikë, në aspektin qoftë mediatik, qoftë politik, më ka dhënë mundësinë, sepse ka qenë Top Channel-i që i mësoi Monikës si mbahet mikrofoni në debatet politike. Unë kam dhe një debat pol;itik të fituar në panelin e Top Channel-it, me shumë guxim e kam marrë në kët televizion. Gjithmonë thuhet i dashur armik…”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit