Ndërmarrja “Trepça ” ka cenuar të drejtat e 60 praktikantëve që kishte marrë në punë në vitin 2022.
Për këtë veprim Inspektorati i Punës e ka dënuar kompaninë publike me një mijë euro.
Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, tregohet pse ka ardhur deri të ky dënim.
“Inspektorati i Punës si organ i shkallës së parë, anulon dhe rivendos vendimin 02V-50/23/1607 të datës 01.11.2023 dhe më 05.03.2024 nxjerrë këtë Vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore”, është thënë në vendim.
Dënimi ka ardhur pasi kompania në fjalë nuk e kishte respektuar vendimin e parë të inspektoratit.
“Mirëpo, pas pranimit të praktikantëve subjekti juridik “Trepça” nuk ka zbatuar detyrimet të cilat janë përcaktuar për aplikim sipas konkursit dhe ka cenuar të drejtat e tyre si në aspektin e marrëdhënies së punës po ashtu edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë…”, thuhet në vendimin e Inspektoratit.