Home Lajme “Nuk i dihet as varri” / Ramabaja përplaset me Mirenën: Atë nuk e ka vrarë fruthi, është parë me duar të lidhura

“Nuk i dihet as varri” / Ramabaja përplaset me Mirenën: Atë nuk e ka vrarë fruthi, është parë me duar të lidhura

0
“Nuk i dihet as varri” / Ramabaja përplaset me Mirenën: Atë nuk e ka vrarë fruthi, është parë me duar të lidhura

Sadri Ramabaja dhe Ilir Mirena kanë debatuar në emisionin Pressing në T7 lidhur me Behajdin Allaqin.

Ramabaja tha se ai ishte vrarë si shkak i luftës së brendshme politike.

“Viktimë e kësaj lufte të brendshme brenda LPK-së është Behajdin Allaqi. Është shkruar një letër nga kryetari i fundit i LPK-së, Bedri Islami. Përgjithësisht bota intelektuale e jona shquhet për një oportunizëm. Nuk është bërë shpjegimi i duhur për atë se çfarë ka ndodhur. Madje është bërë disa akrobacione dhe tani është shpallur hero. Nuk i dihet as varri. Nuk dihet as ku ka përfunduar pas shkuarjes së tij në Shtabin e Përgjithshëm në Drenoc”, tha ai.

Ai tregoi se e ka parë në aktakuzë rastin e Allaqit.

“Ai ka qenë në burgun e Kleçkes. Dhe aty ka pasur dëshmitarë real se e kanë parë me duar të lidhura. Ata do të përgjigjen ndërkohë, sepse e psahë në aktakuzë, pavarësisht se ishte e redaktuar bëhej fjalë për ngjarjet e 11 qershorit dhe dihet. Kjo është luftë e brendshme politike. Vrasjet politike nuk mund t’i fshehim. Ato kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës. Atë nuk e ka vrarë fruthi, është parë me duar të lidhura”, shtoi Ramabaja.

Këtu i reagoi Mirena i cili tha se nuk ka prova për këto që po fliten dhe se ka dështuar të ketë një shpjegim për rastin e Hallaqit.

“Të kishim qenë shoqëri normale. Do të duhej të krijohej një gjykatë e brendshme që të merrej me këtë rast”, tha ai.

Exit mobile version