Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në emisionin “Click” në RTV21, u pyet se a e ndihmon prania e shpeshtë e Albin Kurtit kandidatin e Vetëvendosjes, Faton Peci, për zgjedhjen kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, që ky i fundit ta fitojë garën.
Tahiri tha se në nivel lokal gara është mes kandidatëve.
“Albin Kurti ka efektin e tij, por në nivel lokal gara nuk është me Albin Kurtin, sepse ai është kryeministër në nivel qendror. Ne garojmë me Faton Pecin në nivel lokal për qytetin e Mitrovicës… jo, nuk jemi në garë me Albin Kurtin, ai është në nivel qendror, ne jemi në nivel lokal. Janë dy nivele tërësisht të ndara, edhe praktikat e kaluara e kanë treguar se nuk interferojnë e lidhen, dhe nuk është që e shoh sfidë e kompleksiteteve këtë pjesë. Unë garën e bëj vet me qytetarët e Mitrovicës, jam çdoherë vetëm, jam me qytetarët pranë tyre, mbështetjen më ma kanë dhënë qytetarët e Mitrovicës”, tha ai.