Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Brighton, sfidë e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.
“Reds” fituan me rezultat komod 0:2.
Nga një gol në secilën pjesë ishte e mjaftueshme për skuadrën e Jurgen Klopp që të kthehet në shtëpi me pikët e plota.
Lucas Diaz shënoi me kokë pas një asistimi të bukur nga Matip për të zhbllokuar rezultatin (19′).
Ndërsa, ishte Mohamed Salah që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren (61′).
Me këtë fitore, Liverpool renditët e dyta në tabelë me 66 pikë, derisa Brighton zë pozitën e 13-të me 33 sosh.