13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

“Nuk është mjaftueshëm i njohur me ngjarjet në Ballkanin Perëndimor”, Cramon kritikon Borellin

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe emisarin në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Cramon tha se “ishte gabim që i lamë të shkojnë [Vuçiqin dhe Kurtin] pa nënshkruar asgjë, dhe tani është e lehtë për Prishtinën të fajësojë BE-në dhe Beogradin pse nuk po ecet përpara”, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi. .

Tani palët janë shumë selektive: ‘Unë mund të nënshkruaj atë që është e mirë për mua’, kurse tjetra thotë: ‘Do të nënshkruaj gjithçka, por do të doja të shihja fillimisht Serbinë, gjegjësisht Beogradin, ta bëj këtë’. Por nëse secili do të nisej nga ana e vet dhe përgjegjësia e vet, ne mund të ecnim përpara shumë më shpejt. Është në interes të popullit, në interes të rajonit dhe në interes të stabilitetit të kontinentit evropian”, tha Von Cramon”.

Cramon tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, nuk është marrë sa duhet me çështjen e Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë [i BE-së] nuk është mjaftueshëm i njohur me ngjarjet në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ka ardhur vetëm një herë në Kosovë dhe një herë në Beograd. Nëse dëshiron të merresh vërtet me këtë rajon, duhet të bësh më shumë përpjekje dhe të jesh shumë më shpesh i pranishëm këtu”, vlerëson Cramon.

Ajo tha se i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë dhe se nuk mund të fajësohet se nuk është mjaftueshëm aktiv, por nëse keni një përfaqësues të rangut të lartë që nuk ka interes të madh për rajonin, atëherë ndonjëherë ndodhin gjëra që dëmtojnë besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

“Ai (Borrell) vjen nga Spanja, shumë njerëz thonë se ai është i njëanshëm. Nuk e di, nuk e kam parë që ai nuk ishte i drejtë për Kosovën, por ka mjaft gjëra që tregojnë se ai nuk ka dëshmuar se ka pasur interes të mjaftueshëm për rajonin”, thotë Cramon.

Përfaqësuesi i Lartë [i BE-së] nuk është mjaftueshëm i njohur me ngjarjet në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ka ardhur vetëm një herë në Kosovë dhe një herë në Beograd. Nëse dëshiron të merresh vërtet me këtë rajon, duhet të bësh më shumë përpjekje dhe të jesh shumë më shpesh i pranishëm këtu”, vlerëson Cramon.

Sipas saj, BE-ja duhet të tregohet më rigoroze, respektivisht më precize ndaj të gjithëve në Ballkanin Perëndimor, në lidhje me kushtet për reformat e sistemeve të brendshme.

Bashkimi Evropian duhet të tregojë më shumë rigorozitet në lidhje me kushtet përpara se të japë para dhe të jetë shumë më i ashpër për këtë, por jo vetëm ndaj një vendi, por ndaj të gjitha qeverive dhe përfaqësuesve ekzekutivë në rajon njësoj”, tha Viola von Cramon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit