Kanye West nuk do të jetë më në gjendje ta quajë veten miliarder. Reperi humbi statusin miliarder pasi Adidas i dha fund partneritetit me reperin për komentet dhe qëndrimet e tij antisemite që kanë nxitur grupet e urrejtjes. Marrëveshja me Adidas gjeneroi Kanye ëest 1.5 miliardë dollarë në vlerë neto.
Megjithatë, Forbes pretendon se West do të kishte vetëm 400 milionë dollarë pa biznesin e tij Adidas. Pas deklaratave të shumta kundër komunitetit hebre, Adidas e prishi marrëveshjen me Kanye West.”Adidas nuk toleron antisemitizmin ose ndonjë lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes,” tha kompania.
“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme dhe shkelin vlerat e diversitetit dhe përfshirjes, respektit reciprok dhe drejtësisë së kompanisë.” Marrëdhënia mes Kanye West dhe Adidas filloi në vitin 2013, kur të dy lansuan markën Yeezy.
Adidas nuk ishte marka e vetme që hoqi dorë nga partneriteti me reperin. GAP, Balenciaga dhe Vogue i dhanë fund marrëveshjes me Ye, i cili gjithashtu është pezulluar nga rrjetet sociale.