“Nuk është koha për përplasje”: Haxhiu refuzon të përgjigjet pse s’po propozohet Vjosa Osmani

- Advertisement -

Se pse Vjosa Osmani nuk është e propozuar e Vetëvendosjes ka refuzuar të përgjigjet Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit, dhe potencialisht ushtruese e detyrës së presidentes nëse vendi shkon në zgjedhje pas 4 marsit.

Haxhiu tha se Vetëvendosja ende s’ka emër të përvetshëm përveç ato çka Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, i ka përmendur publikisht, përkatësisht Murat Jasharin.

“procesi i zgjedhjes së tij apo saj duhet të reflektojë përgjegjësi, maturi, dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”.

“Nuk është koha as për përplasje, as për kërkesa të parealizueshme që e largojnë procesin nga thelbi i tij”, tha ajo.

Haxhiu tha se “duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme”.

Të ngjashme

Të fundit