Ndërsa përflitet se ka nisur një lidhje me aktoren Julia Fox, Kanye West është parë nën shoqërinë e këngëtares. Reperi 44 vjeçar dhe aktorja shijuan një tjetër takim në New York City. Ndërkohë, vetëm disa orë para se të nisej për në NYC për takimin, Kanye ishte fotografuar edhe me këngëtaren Audri Nix në Miami.
Reperi i ka dhënë një kthesë të re thashethemeve, duke treguar se mund të jetë i interesuar për Nix. Megjithatë, sipas Page Six, Kanye po shoqërohet me aktoren Julia dhe mund ta zyrtarizojnë lidhjen së shpejti. “Janë shpirtra të afërm dhe është bukur t’i shikosh.”, tha një burim për ta.
Këto spekulime vijnë në mes të divorcit me Kim Kardashian, e cila pavarësisht thirrjeve të Kanye për t’u rikthyer, po përpiqet t’i japë fund gjithçkaje me të. Kim Kardashian, e cila aktualisht është me pushime me Pete Davidson në Bahamas, ka konfirmuar se nuk ka rikthim me babain e fëmijëve të saj.