E ftuar në emisionin  “Wake Up” ka qenë Uarda Hyseni, partnerja e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ku para pak ditësh kanë treguar se do të bëhen prindër të një djali. Sot ajo ka treguar shumë detaje për lidhjen e tyre madje edhe si janë njohur.

Uarda: Jemi njohur shumë rastësisht prej një tavoline të përbashkët prej një shoqërie të përbashkët dhe jam gjendur rastësisht në atë tavolinë dhe nuk e kisha menduar kurrë.

Blendi: E njihje ti kush ishte ai?

Uarda: Nuk e njihja, nuk ndiqja futboll zero, nuk kisha lidhje.

Blendi: Të sqaroi dikush apo e ‘gugëllove’ më mbrapa.

Uarda: Jo e mora vesh në tavolinë, po nuk kisha ikur për atë.