24.4 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Nuk e lëshon ‘frontin’ Sefa – rikandidon nga PDK për Asamblenë Komunale të Rahovecit

- Advertisement -

Sejfullah Sejfullahu ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Rahovecit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sejfullahu, i cili në mandatin e kaluar ka qenë asamblist i PDK-së, ka shpërndarë një mesazh drejtuar qytetarëve të Rahovecit dhe Krushës së Madhe, ku ka falënderuar për përkrahjen gjatë katër viteve të fundit dhe ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tij.

Njoftimi i plotë i Sejfullah Sejfullahut:

– Të nderuar qytetar të vendlindjës time, Krushês së Madhe, dhe Rahovecit,
– Të nderuar miq, votues te PDK, dhe gjithë ju që më keni votue e përkrahur,
– E dashura familja ime Sejfullahu:

Duke ju falenderu per bashkepunimin 4 vjeqar, i perulur para jush, e zemër plot mirënjohje, falënderoj secilin prej jush për besimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit tim të parë.
Të gjitha takimet, bashkbisedimet, dhe çdo përpjekjet e përbashkët ishin një motiv i madh për mua të punoj me zemër për Rahovecin në përgjithësi, dhe Krushën në veqanti.

Pas konsultimeve me ju, Sot e kam vendosur të kandidoj sërish për Kuvendin Komunal të Rahovecit, nga radhët e PDK.
Të nderuar qytetar të Komunës së Rahovecit, gjegjelësisht, Krushës së Madhe: për të vazhduar rrugën që kemi nisur bashkë, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri për zhvillim, jam kandidat i mundshëm edhe për mandatin e ardhshëm 4-vjeqar, 2025-2029, dhe nëse kam përkrahjen tuaj si deri më tani, do jem zëri juaj në vendimmarrje, që së bashku të qojmë përpara edhe shumë projekte për mirëqenien sa më të mirë të të gjithë qytetarëve tonë.

Sinqerisht i juaji,
Sejfullah Sejfullahu,
sefa i juaj

Të ngjashme

Të fundit