13.6 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Nuk e fitoi “Dancing With the Stars Albania”, Elhaida Dani: Mendoj se më ishte bërë e padrejtë

- Advertisement -

Në një intervistë dhënë së fundmi për Dalina Buzin në “Andale”, Elhaida Dani i është rikthyer eksperiencës së saj në “Dancing With the Stars Albania”.

E në këtë program të mbajtur mes 2022 dhe 2023, në juri ishte edhe Dalina.

Teksa flisnin për këtë, konkurrentja theksoi se mendon se i ishte bërë e padrejtë, meqë fituese u shpall Sara Hoxha.

“Më është bërë një padrejtësi në mendjen time se ndoshta ka qenë korrekte”, u shpreh ajo.

Dalina në anën tjetër ia ktheu: “Nuk ishte padrejtësi, të kam thënë dhe privatisht. Do t’i qëndroj deri në fund. Por nuk ishte padrejtësi, megjithatë ke shumë të drejtë të mërzitesh sepse ke qenë kërcimtarja më e mirë”.

@andale.alVideon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ Andale AL
♬ original sound – Andale.al

“Ndjeva sikur diçka e imja personale u përdor në një lloj mënyre që nuk doja të përdoresha sepse isha e fokusuar në karrierë dhe isha e detyruar të tregoja disa anë të asaj gjësë sime private”, theksoi tutje Dani.

Elhaida ndërkaq në po të njëjtin vend gjeti dashurinë e jetës, balerinin Ledian Agallijaj.

Të ngjashme

Të fundit