Beniada është një nga banoret më të dashura për publikun pasi ka spikatur për pozitivitetin dhe buzëqeshjen e saj. Ajo është përfolur më së shumti edhe për profesionin e saj si modele dhe setet fotografike provokuese që herë pas here ka realizuar.
Megjithatë, ajo ka zbuluar në “Big Brother VIP” që rrugëtimi i saj nuk ka qenë gjithnjë kaq i lehtë.
Beniada është përfshirë në një debat me Arjolën, ku na ka rrëfyer edhe historinë për babain e saj.
Ajo ka thënë se ky i fundit nuk e ka dashur profesionin e Beniadës si modele, duke e përfshirë familjen e saj në një sërë debatesh e diskutimesh.
“Bëra punët e para si modele dhe babi im që më thoshte që nuk e donte punën time. Unë acarohesha edhe i thash se nuk e respekton punën time.
U nisa për punë në tren dhe babi më merrte në celular dhe më shkruante mesazhe. Unë i bllokova thirrjet edhe pastaj më merrte nga numri i mamit. Unë vazhdova t’i mbaja inat”,- tregoi ajo.
Rikujtojmë se Beniada pritet të jetë pjesë e një projekti muzikor të Arditit, ku vetë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një interviste.
“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videokli0 të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge.”