Enver Dugolli që ka qenë i burgosur politik në Dubravë, ishte i ftuar në “Frontal” të T7.
Ai ka thënë se librat për krimet e luftës nuk duhet ta kenë vetëm një burim e aq më pak nga Serbia, duke iu referuar Netasha Kandiqit.
Dugolli e ka quajtur gabim ekspozitën e Shkëlzen Gashit, duke shtuar se ishte i pasaktë.
“Kur dëgjova reagimin që të dhënat janë marrë nga Fondi Humanitar i Natasha Kandiqit, edhe për mua kjo ishte pak irrituese sepse prezantimi i këtyre masakrave dhe ngjarjeve të tmerrshme nuk duhet ta kenë vetëm një burim, e aq më tepërt që është një burim që mund të ketë edhe motive të ndryshne”, ka thënë ai.






