13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Nuk duhet të kemi frikë ndaj Spanjës”, Spalleti kërcënon “iberikët”: Do të bëhemi “pis”, nëse është nevoja

- Advertisement -

Tashmë që ndodhen dy pikë larg Shqipërisë e Kroacisë, “Të Kaltërit” italianë, duhet të ndihem disi më të çliruar sa i përket “të ardhmes”, në këtë kompeticion, mirëpo me një kundërshtar të radhës, siç janë “iberikët” e Spanjës, kampionët në fuqi të Evropës, duhet të bëjnë me kujdes llogaritë.

Mirëpo, nëse në letër mund të duket një sfidë e frikshme për Italinë, tekniku Luciano Spalletti, paralajmëroi se “La Furia Roja”-s do t’i mësojnë shkollën italiane të futbollit ndërsa shtoi se lojtarët e tij nuk do të kenë frikë që në fushë të bëhen “pis”, duke deklaruar kështu, që pritet të bëjnë një lojë me të luftuar, plot përplasje fizike, kundër djemve të De la Fuente.

“Spanja është shndërruar tashmë në një shkollë futbolli sepse prej vitesh aplikon një stil të caktuar, ndërkohë që edhe ne duhet të kemi atë dëshirën e “çmendur” për të treguar se edhe shkolla jonë vlen shumë.

Taktika që do të ndjekim? Ne vishemi me Armani, por nuk dua që lojtarët të dalin me ndonjë peng nga fusha. Nuk duhet që të kemi frikë edhe të bëhemi “pis” nëse është nevoja. Duhet të tregojmë atë identitetin taktik që e kemi pasur gjithmonë”,- u shpreh tekniku i “Të Kaltërve”.

Italia dhe Spanja takohen sonte në orën 21:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit