“Nuk dua të shfaq para kohe (preview) ndonjë veprim potencial tash për tash”. Kështu u përgjigj zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në një konferencë për media pyetur se a mund të jetë opsion sanksionet në rast të mos ndërrimit të kursit nga qeveria kosovare në lidhje me ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës.
Miller tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në një linjë me tri pikat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, përkatësisht tërheqjen e njësive speciale nga afërsitë e ndërtesave komunale, gjetja e ndërtesave komunale për kryerjen e përkohshme të punëve nga kryetarët e rinj si dhe shtrimin e rrugës për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të banura me shumicë serbe.
“Nuk dua të shfaq para kohe (preview) ndonjë veprim potencial tash për tash. Përqendrimi ynë është i qartë. Të dyja palët që të të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zhbërë tensionet dhe të ndjekin planin tre pikësh të nënvizuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.
“Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti duhet të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre të përkohshme nga vendet alternatikve dhe të tërheq njësitet speciale nga afërsia e komunave”.
Ndërkaq në lidhje me arrestimin/rrëmbimin e tre policëve kufitarë kosovar, zëdhënësi i DASh tha se kërkojnë “lirimin e pakusht” të tyre nga autoritetet serbe.