Papa Leo ka deklaruar për Reuters të hënën se planifikon të vazhdojë të shprehet kundër luftës, pas kritikave nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Në komentet e bëra në bordin e avionit papnor drejt Algjerit, ku ai po nis një turne 10-ditor në katër vende afrikane, Papa theksoi gjithashtu se mesazhi i krishterë po keqpërdoret, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk dua të hyj në debat me të. Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit është menduar të keqpërdoret në mënyrën si po bëhet nga disa”, ka thënë Papa Leo.
Ai shtoi se do të vazhdojë të flasë fuqishëm kundër luftës, duke kërkuar të promovojë paqen, dialogun dhe marrëdhëniet shumëpalëshe mes shteteve, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të drejta për problemet.






